Avokati serb: Të gjithë po e shpallin grupin Wagner organizatë terroriste, Vuçiq miqësohet me ta

0 minutes, 55 seconds Read

Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka ngritur shqetësim se si prokuroria e Serbisë ka refuzuar ankesën e tij për hetimin e grupit Wagner në Republikën e Serbisë.

Sipas një postimi të tij në Twitter, Stojkoviq përveç kësaj liderët e djathtë e zyrtarë të partive politike në Serbi kanë vizituar qendrën e grupit Wagner.

Thotë se Franca tashmë e ka njohur këtë grup famëkeq si organizatë terroriste, e Serbia po rreshtohet krah saj.

“Franca e njohu Wagnerin si organizatë terroriste. Në të njëjtën kohë, prokurori i Aleksandar Vuçiqit refuzon ankesën time penale për hetimin e grupit Wagner në Serbi, dhe liderët e djathtë dhe zyrtarët e partive politike  vizitojnë qendrën terroriste të Wagnerit në Rusi. Aleksandar Vuçiq është shok i terroristëve”, ka shkruar avokati serb në Tëitter.

Ndryshe, parlamenti francez e njohu Wagnerin si organizatë terroriste. Edhe Britania po finalizon zhvillimin ligjor të projektit dhe në javët e ardhshme do të miratojë gjithashtu një rezolutë që do të njohë grupin Ëagner si një organizatë terroriste.

Publikime te ngjashme