author

Konjufca: Ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit prezantoi interesat e Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e 2 majit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjithçka që ka ndodhur ka qenë e pritshme. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka deklaruar se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit për […]

Aktakuzë ndaj një përmbaruese private në Prizren – dëmtoi dy bashkatdhetarë në vlerë 5 mijë e 298 euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës S.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Siç thuhet në njoftimin nga Prokuroria, e pandehura S.K në periudhën kohore prej datës 27.12.2019 e në vazhdim, në Suharekë, cilësinë […]

E thotë gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur, serbët duhet ta kuptojnë këtë

Gazetarja nga Serbia, Biljana Srbljanoviq u bënë thirrje serbeve të Kosovës ta pranojnë realitetin e ri në Kosovë. “Kosova është shet i pavarur dhe serbet nëse dëshirojnë të jetojnë në Kosovë duhet ta pranojnë këtë”. Srbljanoviq këtë deklarata e ka bërë gjatë një debati në studio të televizionit B92 në Beograd. “Ne e kemi bërë […]

Momenti i arrestimit të njeriut që ‘ia mësyu Pallatit Buckingham në Londër dhe deshi të vriste Mbretin’

Një burrë u ndalua nga policia britanike me dyshimin për posedim të një arme pasi ‘hodhi karikatorë’ armësh në territorin e Pallatit Buckingham. Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia e ndaloi atë rreth orës 19:00 mbrëmë (e martë), pasi ai iu afrua portave të pallatit në qendër të Londrës teksa po zhvilloheshin provat e kurorëzimit. […]

Trajkoviq tregon se një ‘superfanse’ e Radoiçiqit është në ekipin menaxhues për Asociacionin: “tmerr kush po vendos për popullin serb”

Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka reaguar pasi që është publikuar dokumenti se deputetja e partisë SNS e Aleksandar Vuçiqit është pjesë e ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Goran Rakiq nga Lista Serbe. Trajkoviq në Twitter ka shkruar se deputetja e SNS-it, udhëheq ekipin për […]

Kurti konfirmon se draft-statuti i parë i Asociacionit u refuzua: Unë propozova një draft-vizion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se e ka refuzuar draft-statutin e prezantuar nga ekipi menaxhues për shkak se nuk ka ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe nuk përkon me vlerat europiane për të drejtat e pakicave. Ai thotë se takimi filloi me një notë të lartë pozitive me dakordimin për Deklaratën e PErsoanve të Zhdukur. “Në […]

Krejt çka ndodhi në takimin Kurti-Vuçiq

Qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por pajtueshmëri për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës. Ky ishte epilogu i rundit të fundit të bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u zhvillua të martën në Bruksel. Ndërmjetësuesit evropianë […]