Arsenijeviq përplaset verbalisht me zëvendsministrin Vokrri në veri, dalin pamjet

0 minutes, 47 seconds Read

Politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq të enjten është përplasur me zëvendësministrin e Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, derisa fishkëlleu gjatë një vizite të tij në veri.

Debati ka ndodhur rreth përdorimit të flamurit serb.

Në lidhje me rastin, Vokrri ka thënë:

“Ne e patëm një debat. Ai mu drejtua duke më thënë se “ju po na rrahni, po na i theni eshtrat, po na i shkelni të drejtat tona. Pastaj une i thashë “Secili që e shkel ligjin e pëson nga policia, pa marrë parasysh se a është shqiptar apo serbArsenjeviq më tha që “Ju nuk po na e lejoni ta përdorim flamurin tonë”, i thashë që “ju keni të drejtë ta përdorni, por jo ta vendosni në vendet publike”. Pastaj ai tha “a e dëgjuat që zëvendësministri më tha se kemi drejtë ta përdorim flamurin.” – citohet se ka thënë ai.

Publikime te ngjashme