Arrestohet Donald Trump

0 minutes, 36 seconds Read

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit në New York.

Ai tashmë është arrestuar prej forcacve policore amerikane përpara se të akuzohet për të, raporton cnn.

Trumpit pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të fotografohet.

Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA-së.

Trump nuk pritet t’i vendosen prangat, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit./Telegrafi

Publikime te ngjashme