Apeli i dha vulën Alibeajt, Ngjela: Rama është mërzitur që po bie Saliu

2 minutes, 26 seconds Read

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit që i riktheu Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, avokati Ngjela thotë se tashmë Berisha nuk ka parti dhe se nuk mund të regjistrohet në KQZ nën siglën e PD-së, ndonëse ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet vendore.

Sa i takon presionit që Berisha i ka bërë KQZ duke thënë se s’duhet të luajë me procedurat, Ngjela thotë se KAZ nuk mund të bëjë shkelje dhe se sipas vendimit të Apelit duhet të regjistrojë grupin e Alibeajt. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është mërzitur që po bie Sali Berisha.

“Gjykata e ka kthyer në shkallë të parë. Nuk e kam parë praktikën, por e marr me mend sepse shkalla e parë që i ka dhënë të drejtën këtij, nuk e ka thirrur fare PD që është e regjistruar në KQZ, që është e regjistruar në regjistrin e partive politike. I duket sikur po e gënjen që të marrë forcën. Vendimi i formës së prerë nuk mund të rrëzohet. Tha se do ta bëjë rekurs në gjykatë të lartë. Ku ka parti ai zotëri. Nuk kupton dot ai. Nuk di ai ca është shkalla e parë, e dytë, e prerë. Ai thotë jam unë, siç tha Luigji 14. S’ka më fuqi ai të bëjë më gjë në Shqipëri.

Fatkeqësi kombëtare, nuk luan për Shqipërinë. Nuk ka shkuar vula te Alibeaj, nuk ja morën dot. Vulën e kishte Alibeaj. Si e shkel ligjin KQZ, është e pamundur. Rama është mërzitur që po bie Saliu”, tha Ngjela në Report Tv.

Paralajmëron kryeministri britanik: Mos bëni gabim të vini ilegalisht në Angli
Ilir Meta “nuk harron” Berishën: Kandidatet e Primareve do të fitojnë më 14 maj…
“Ose fëmijën, ose lojën me Luizin…”, banori më i ri bën Oltën me të qara

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit.

Publikime te ngjashme