Zyra e Kryeministrit Albin Kurti i ka organizuar një festë lamtumire ambasadorit britanik, Nicholas Abbott,.
Ai në një postim të tij në Facebook, ka publikuar pamje nga kjo ndejë.
Ambasadori, i cili shpejt përfundon detyrën e tij në Kosovë, duket se ka marrë edhe një dhuratë me këngë të grupit “Asgjë sikur Dielli”.
“Shumë falenderime për kryeministrin Kurti dhe zyrën e tij që organizuan një ndejë lamtumire mbrëmjen e kaluar. Faleminderit shumë edhe për dhuratën: Mezi pres të dëgjoj grupin “Asgjë sikur dielli” – ka shkruar ai.