Ambasadori i Shqipërisë në OKB përkujtoi krimet e Serbisë në Kosovë

1 minute, 13 seconds Read

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, fjalimin e tij e nisi me, siç tha ai, lajme të mira përtej horizontit të errët, duke përmendur lirinë e lëvizjes së popullit të Kosovës në zonën Shengen.

“Liberalizmi i vizave, një proces tejet i pritur e i zgjatur janë vërtetuar që kanë fuqi transformuese kudo që janë aplikuar dhe kjo është pjesë e përafrimit me t drejtat e liritë njerëzore me të cilat Kosova ka funksionuar

Duke vënë n ë pah dallimet në diskutime nga disa folës në KS të OKB-së, ambasadori i Shqipërisë tha se duhet vënë ngjarjet në kontekstin e duhur

Ai përkujtoi të kaluarën e vrazhdë në të kaluarën në mes të Kosovës e Serbisë.

“Ndarja e Kosovës me Serbinë ka kaluar më të keqen: krime lufte, krime ndaj njerëzimit vrasja e civilëve, varreza masive që vazhdojnë të zbulohen edhe sot, përdhunime masive që nuk mund të harrohen”, deklaroi ambasadori, derisa shtoi se ka qenë e nevojshme intervenimi ndërkombëtarë për të ndalur këto vrasje.

Ai mohoi saktësinë e fjalës së kryeministres së Serbisë, lidhur me raportet që ajo i përmendi në fjalimin e saj më parë, lidhur me Kosovën,

“Asnjë nuk ndodhin në raportin e Sekretares së Përgjithshme, as në raportin e OSBE-së, as në raportin e EULEX-it”, tha ambasadori i Shqipërisë.

Publikime te ngjashme