Aktori Çun Lajçi, për kryeminsitrin Kurti: “Kurti nuk shiten për pare..!”

1 minute, 34 seconds Read

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, është dashur t’ia ndajë Medaljen Presidenciale, kryeministrit Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Kurti është dashur të nderohet për qëndresën e tij në ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

Sipas Lajçit, kryeministri nuk shitet për para.

Reagimi i tij i plotë:

Albinet nuk shiten për pare!

O veç një ditë t’bëhesha evlia e ta dia se ç’janë duke menduar do e do, që donin ta hanin pa pjekur Albinin, e që i thonin; – ti ke me pru Serbinë n’Kosovë! Ke me ba Asociacionin! Ke me nda Veriun e ke me ikë në Norvegji!

O veç një ditë t’bëhesha evlia e ta dia se ç’janë duke menduar do e do, që donin ta hanin pa pjekur Albinin, e që i thonin; – ti ke me pru Serbinë n’Kosovë! Ke me ba Asociacionin! Ke me nda Veriun e ke me ikë në Norvegji!

– O veç një ditë t’bëhesha evlia e ta dia se ç’janë duke menduar do e do, që e pritnin 6 orë Listën serbe t’kthehet prej Beogradi e 10 minuta s’e pritën Vjosën n’Presidencë!

– O veç ta dia se ç’është duke menduar njëri që m’shante për Albinin e m’thoshte; – me 1 tetor ka me ra n’krye e n’bythë Qeveria!

– Edhe atyre edhe ktyre, (po edhe mua që mendoj me kokën time), urime senja e re, se Albini është Alban, Dardan, Ilir, Pellazg e nuk shitet për pare!

– Vjosa është dashur ta dekoronte Albinin me Medaljen Presidenciale, për qëndresën e tij në ruajtjen e tërësisë, jo do e do që kanë ngrënë bukë pa u lodhur, n’emër të veprave tymnajë!?!

Publikime te ngjashme