Aksion në Leposaviq, zbulohet arsenal armësh dhe uniforma serbe në një shtëpi private

0 minutes, 37 seconds Read

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Mikinic të Leposaviqit, pas një bastisjeje në shtëpinë e tij ku u zbuluan armë dhe pajisje me emblema serbe. Sipas raportit zyrtar të policisë, operacioni u zhvillua pasditen e së mërkurës.

Gjatë kontrollit të detajuar të pronës, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar një arsenal të konsiderueshëm, i cili përfshinte:

  • Një pushkë automatike AK-47 me 55 fishekë,
  • Një bajonetë dhe një gëzhojë,
  • Dy këmisha me emblema të policisë serbe,
  • Një jelek i ushtrisë serbe.

I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor për intervistim, por me vendim të prokurorit kujdestar, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme