Aksion i madh global, arrestohen mbi 200 persona për krime kibernetike

1 minute, 15 seconds Read

Një nga tregjet më të mëdha kriminale në botë, i përdorur nga mashtruesit në internet për të blerë fjalëkalime, është mbyllur në një goditje globale të zbatimit të ligjit.

Genesis Market shiste detajet e kyçjes, adresat IP dhe të dhëna të tjera që përbënin “gjurmët dixhitale të gishtërinjve” të viktimave.

Shpesh duke kushtuar më pak se 1 dollarë, informacioni personal i lejonte mashtruesit të hyjnë në llogaritë bankare dhe të blerjeve.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën bashkërenduan bastisjet, duke përfshirë edhe në Mbretëri të Bashkuar, si pjesë e aksionit.

Gjatë një sërë bastisjesh, Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA) arrestoi 24 persona të cilët janë përdorues të dyshuar të faqes. Ata përfshijnë dy të dyshuar të moshës 34 dhe 36 vjeç në Grimsby, Lincolnshire, të cilët po mbahen nën dyshimin për mashtrim dhe keqpërdorim kompjuteri.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nga 17 vende u përfshinë në bastisjet, të cilat filluan në agimin e së martës. Operacioni u drejtua nga FBI në ShBA dhe Policia Kombëtare Holandeze, duke punuar së bashku me NCA në Mbretëri të Bashkuar, Policinë Federale Australiane dhe vende në të gjithë Evropën.

Në nivel global u kryen 200 kontrolle dhe u arrestuan 120 persona.

Genesis Market kishte 80 milionë grupe kredencialesh dhe gjurmë gishtash dixhitale në shitje, me NCA që e quajti atë “një mundësues të madh mashtrimi”./Bbc

Publikime te ngjashme