HATAY’DA FRENİ PATLAYAN KAMYON ÖNÜNDEKİ ARAÇLARA ÇAPARAK ASKER UĞURLAMA EĞLENCESİNİN YAPILDIĞI ALANA DALMASI SONUCU HAYATINI KAYBEDENLERİN SAYISI 6'YA YÜKSELDİ. KAZADA 32 KİŞİNİN DE YARALANDIĞI ÖĞRENİLDİ. (AHMET ARSLAN/HATAY-İHA)

Aksident i tmerrshëm në Turqi, kamioni merr para disa makina dhe shpërthen në flakë, 12 viktima dhe 31 të plagosur

1 minute, 1 second Read

12 të vdekur është bilanci i një aksidenti shumë të rëndë rrugor të ndodhur në provincën e Hatay në Turqi, ndërkohë që numri i të lënduarve është 31.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm kur një kamion ka dalë nga rruga dhe dhe më pas është përplasur më dhjetëra makina që ndodheshin në radhë pranë një pike karburanti. Përplasja e fuqishme bëri që vetë kamioni por edhe disa nga mjetet, përfshirë dy furgonë me pasagjerë të shpërthenin në flakë.

Dhjetëra zjarrfikës dhe 22 ambulanca shkuan në vendngjarje, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, çka mund të bëjë që bilanci i viktimave të rëndohet dhe më tej. Mësohet se njerëzit në vendngjarje janë pushtuar nga paniku.

“Dymbëdhjetë qytetarë tanë humbën jetën në një aksident me reaksion zinxhir në Hatay, 31 u plagosën, nga të cilët tre në gjendje të rëndë”, shkroi në Tëitter ministri i Shëndetësisë Koca i cili vizitoi vendin e ngjarjes.

Publikime te ngjashme