Afër marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

0 minutes, 35 seconds Read

Sipas liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, një marrëveshje armëpushimi me Izraelin është në horizont.

“Ne jemi afër një marrëveshjeje për një armëpushim me Izraelin,” tha Hanijeh.

Informacioni ende nuk është konfirmuar nga Izraeli.

Marrëveshja paraprake kërkon një armëpushim pesë-ditor, i cili përfshin ndalimin e luftimeve në terren dhe kufizimin e sulmeve ajrore izraelite në Rripin jugor të Gazës.

Në këmbim, midis 50 dhe 100 pengje të mbajtura nga Hamasi do të lirohen, duke përfshirë shtetas izraelitë dhe kombësi të tjera – por jo anëtarë të ushtrisë.

Përveç kësaj, 300 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, do të lirohen nga burgjet izraelite./Indeksonline

Publikime te ngjashme