Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar kundrejt Ministrisë së Drejtësisë të udhëhequr nga Albulena Haxhiu, duke iu referuar se përgjegjësia e vetme e tyre janë burgjet, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe hartimi i ligjeve.
Gazetari Kajtazi ka renditur dështimet sipas tij të kësaj ministrie, siç janë rrëzimet e ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, zhdukja e mostrave të Astrit Deharit dhe ikja e Faton Hajrizit nga burgu.
Për të gjitha këto, gazetari ka ngritur pyetjen nëse duhet të ketë ndonjë dorëheqje.
Postimi i plotë:
Te vetmen pergjegjesi qe ka Ministria e Drejtesise e udhehequr nga Albulena Haxhiut jane burgjet, Instituti i Mjekesise Ligjore dhe hartimi i ligjeve.
Secilin ligj po ia rrezon Gjykata Kushtetuese.
Ne Institutin e Mjekesise Ligjore jane zhdukur mostrat e Astrit Deharit i vetevrare ne burg.
Qe dy here po ndodhe zjarr ne kete institucion.
Nderkohe, Faton Hajrizi ik si boss nga burgu.
Edhe?
A ka naj doreheqje apo doni me vazhdu me reforma?