A është shkak mbështetja që i dha Luizi? Kandidati i përkrahur nga ai po e fiton Shkodrën

0 minutes, 31 seconds Read

Në Shkodër deri tash janë numëruar 50% e votave të qytetarëve që dolën dje në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të Bashkive.

Aktualisht, në qytetin verior të Shqipërisë po prinë me 60% të votave, kandidati Benet Beci, i përkrahur nga fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli.

Kundërkandidati i Becit, Bardh Spahia, ka aktualisht 40% të votave.

Kujtojmë se emri i Benet Becit, ishte lakuar nga Ejlli si personi i cili e ka ndihmuar atë në momente të vështira, gjatë kohës që ai punonte në Korporatën Energjetike të Shqipërisë.

/GazetaSinjali

Publikime te ngjashme