Rreziqet e bllokadës politike: Haxhiu paralajmëron humbjen e Kurtit nëse dështon formimi i institucioneve

0 minutes, 41 seconds Read

Analisti politik Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” në T7 se, nëse Albin Kurti nuk arrin t’i formojë institucionet gjatë muajit korrik, ai rrezikon t’i humbë zgjedhjet e ardhshme.

Në vijim të analizës së tij, Haxhiu theksoi se vendi po hyn në një fazë kritike politike.

Design Plus Carousel Ad

“Albin Kurti synon një model qeverisjeje pa presionin e opozitës, mirëpo rreziku kryesor që ai nuk po e vëren është shfaqja e mundshme e një frustrimi popullor në rrugë, i cili më pas do të bëhet i papërballueshëm për të. Nëse vazhdohet të qeveriset për të tretin vit radhazi pa parlament të mirëfilltë dhe pa opozitë, atëherë te shoqëria që po përballet me varfërim do të ketë një reagim serioz,” u shpreh ai. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme