Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se të mërkurën, më 22 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilit do të sjellin reshje shiu në zonat më të mëdha të territorit.
Sipas parashikimeve zyrtare, në rajone të caktuara të reshjet do të marrin formën e rrebesheve të rrepta dhe do të shoqërohen me shkarkime të dendura rrufesh.
IHMK sqaron se depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi do të shkaktojë një rënie të ndjeshme të temperaturave, ku ato minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 16 gradë Celsius, ndërsa maksimale do të kapin kuotat nga 23 deri në 26 gradë.
Lidhur me erën, ajo do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet nga i lehtë deri në mesatar, duke arritur shpejtësinë prej 3 deri në 9 metra në sekondë.
Gjithashtu, instituti u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë orëve të pasdites, për shkak të rrezikut nga rrebeshet e lokalizuara dhe aktivitetit të fuqishëm elektrik në atmosferë./lajmishqip.net
