Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani mund ta kontaktojë nëse dëshiron të negociojë përfundimin e luftës dymujore, derisa në të njëjtën kohë kryediplomati i Teheranit ka zbarkuar të hënën në Rusi për të kërkuar mbështetjen e presidentit Vladimir Putin.
Shpresat për një ringjallje të përpjekjeve diplomatike për paqe u zbehen ndjeshëm të shtunën, pasi Trump anuloi vizitën e planifikuar në Islamabad të të dërguarve të tij specialë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, transmeton Klankosova.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, udhëtoi drejt Pakistanit dhe Omanit të dielën përpara se të fluturonte për në Rusi, teksa të dyja palët mbeten ende shumë larg marrëveshjes për çështjet kyçe që përfshijnë ambiciet bërthamore të Iranit dhe qasjen në Ngushticën strategjike të Hormuzit./lajmishqip.net
