“Mjaft me Facebook”: Alban Krasniqi i VV-së kërkon nënshkrimet e të gjithë deputetëve të LDK-së për Vjosa Osmanin

0 minutes, 46 seconds Read

Alban Krasniqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale lidhur me prapaskenat e procesit të nominimit për postin e kreut të shtetit.

Përmes një qëndrimi të prerë, Krasniqi ka potencuar se subjektet që propozojnë emrin e Vjosa Osmanit duhet të dëshmojnë respekt dhe seriozitet duke e zyrtarizuar kandidaturën përmes një dokumenti formal, i cili sipas tij, duhet të mbajë emrat dhe nënshkrimet e secilit deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ai ka rikujtuar se për të mundësuar fillimin e procesit zgjedhor në Kuvend kërkohet domosdoshmërisht edhe një kandidat i dytë, duke u bërë thirrje propozuesve që t’i lënë deklaratat në Facebook dhe t’i drejtohen Sekretarisë së Kuvendit për të përmbushur të gjitha procedurat e parapara ligjore./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme