Abdixhiku i vë kushte Kurtit; LDK gati ta propozojë Vjosa Osmanin, por kërkon qartësi për paktin me PDK-në

0 minutes, 43 seconds Read

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar që të sqarohet nëse synohet një marrëveshje politike me LDK-në apo sigurimi i 90 votave bashkë me PDK-në.

“Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, ka shkruar Abdixhiku.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ai ka shtuar se nëse Kurti kërkon marrëveshje politike me LDK-në, atëherë duhet të ketë komunikim direkt me këtë parti, duke theksuar se LDK-ja merr përgjegjësinë për propozimin e presidentit.

“Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka përfunduar ai.

Publikime te ngjashme