Sot është ndarë nga jeta akademiku i shquar, Rexhep Qosja.
Ceremonia e varrimit është përmbyllur në një rreth të ngushtë familjar dhe me një thjeshtësi të plotë, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Nipi i të ndjerit, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur se, duke respektuar vullnetin e fundit të akademikut, nuk do të ketë pritje për ngushëllime dhe familja nuk do të jetë pjesë e asnjë organizimi institucional.
“Varrimi u krye në prani të familjarëve më të afërt. Sipas dëshirës së tij, familja nuk do të organizojë ceremoni pritjeje dhe as nuk do të marrë pjesë në organizimet që mund të nisen nga institucionet shtetërore”, ka shkruar ai./lajmishqip.net
