Qëndrimi i ish-presidentes Vjosa Osmani në qytetin e Lipjanit u përcoll me një frymë jashtëzakonisht pozitive, e shoqëruar nga një mobilizim qytetar dhe bashkëbisedime të frytshme me banorët vendas.
Gjatë këtyre takimeve u vërejt një kureshtje dhe angazhim i shtuar nga të gjitha gjeneratat e këtij komuniteti lipjanas.
“Lipjanasit i shpalosën pikëpamjet e tyre me çiltërsi dhe pa dorashka, duke dëshmuar pjekuri politike dhe një njohje të plotë të zhvillimeve aktuale në vend”, ka nënvizuar Osmani përmes një njoftimi në rrjetin social facebook.
Ish-kreu i shtetit përmbylli mesazhin e saj duke vlerësuar se Lipjani historikisht ka ditur të rreshtohet në anën e drejtë dhe ta mbrojë të vërtetën./lajmishqip.net
