Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:00, rruga “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë është tronditur nga të shtënat me armë zjarri, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv, duke bërë të ditur se të lënduarit janë transportuar me urgjencë për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Njësitet hetimore, nën koordinimin e ngushtë me Prokurorin e Shtetit, po vijojnë punën në terren për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij rasti”, deklaroi Pllana./lajmishqip.net
