Alarmi i Grossit nga Seuli: Koreja e Veriut po zgjeron me shpejtësi arsenalin bërthamor

1 minute, 39 seconds Read

Koreja e Veriut ka shënuar përparime “shumë serioze” në avancimin e kapaciteteve për prodhimin e armëve bërthamore, duke përfshirë potencialin për një impiant të ri të pasurimit të uraniumit dhe shtimin e aktiviteteve në një kompleks strategjik, ka bërë të ditur të mërkurën kreu i IAEA-s, Rafael Grossi.

Gjatë qëndrimit në Seul, udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike konfirmoi një intensifikim të hovshëm të veprimeve në reaktorin pesë-megavatësh, njësinë e ripërpunimit, reaktorin me ujë të lehtë dhe objekte të tjera brenda kompleksit bërthamor të Yongbyonit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Programi bërthamor i Penianit vlerësohet të disponojë tashmë dhjetëra koka bërthamore, u shpreh ai në një konferencë për media, duke cituar dëshmi të qarta si vënia në funksion e reaktorit me ujë të lehtë dhe aktivizimi i lokacioneve tjera përtej Yongbyonit.

“Të gjitha këto indikacione dëshmojnë për një rritje jashtëzakonisht serioze të potencialeve të RPDK-së në sferën e prodhimit të arsenalit bërthamor”, nënvizoi Grossi, duke iu referuar emrit zyrtar të Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë.

Ai njoftoi se agjencia mbikëqyrëse ka regjistruar ndërtimin e një godine të re që ngjason me sallat e pasurimit të uraniumit në Yongbyon, duke shtuar se analizat e strukturës së jashtme sinjalizojnë një zgjerim të madh të fuqisë pasuruese.

Grossi tutje deklaroi para bordit të guvernatorëve të agjencisë se po monitorohet me kujdes një objekt i ri në Yongbyon, i cili ka karakteristika të ngjashme me një qendër pasurimi në Kangson, një pikë tjetër kyçe bërthamore pranë kryeqytetit, Penianit.

Sipas ekspertëve të fushës, pasurimi i uraniumit konsiderohet si një rrugë më efikase dhe alternative për sigurimin e lëndës për armë bërthamore, krahasuar me ripërpunimin tradicional të plutoniumit të nxjerrë nga reaktorët bërthamorë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme