Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë urimet e tij zyrtare për liderin e partisë “Tisza”, Peter Magyar, pas fitores së tij të bujshme në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë.
Përmes një reagimi të publikuar në platformën sociale “X”, Kurti nënvizoi se Prishtina zyrtare e mirëpret vendosmërinë e qytetarëve hungarezë për t’u rreshtuar krah vlerave evropiane, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dypalësh në të ardhmen.
“Urime Peter Magyar për triumfin në Hungari. Kosova vlerëson mbështetjen e palëkundur të popullit hungarez ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtë në periudhën që vjen,” ka deklaruar shefi i qeverisë kosovare. /lajmishqip.net
