Teherani i kundërpërgjigjet Trumpit: Lufta vazhdon deri në “poshtërimin e SHBA-së”, kapacitetet tona mbeten të paprekshme

1 minute, 28 seconds Read

Teherani zyrtar u është përgjigjur me tone kërcënuese deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke paralajmëruar shkatërrime të reja dhe duke lartësuar fuqinë e vet ushtarake si kundërpërgjigje ndaj fjalimit ku u pretendua se konflikti është “pranë përfundimit” dhe ku u paralajmërua “kthimi i Iranit në epokën e gurit”.

“Lufta do të vijojë deri në momentin kur SHBA-ja dhe Izraeli të ballafaqohen me poshtërim, turp, pendim të përjetshëm dhe kapitullim final,” ka deklaruar zëdhënësi i komandës ushtarake iraniane, sipas raportimeve të medias shtetërore IRIB.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Pas goditjeve të fuqishme dhe të paimagjinueshme që tashmë keni pranuar, përgatituni për aksione akoma më asgjësuese dhe me përmasa shumë më të gjera nga ana jonë,” thuhet tutje në këtë komunikatë.

Irani po ashtu ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e Trumpit për dobësimin e ushtrisë së tyre, duke insistuar se Uashingtoni zyrtar nuk ka asnjë informacion real mbi kapacitetet e tyre të gjera strategjike.

“Objektivat që pretendoni se keni goditur janë të parëndësishme. Prodhimi ynë ushtarak strategjik zhvillohet në lokacione për të cilat nuk keni asnjë dijeni – dhe nuk do të keni kurrë mundësi t’i arrini,” ka thënë ushtria iraniane.

Ndryshe, Trump ka potencuar se vendi i tij do ta “përfundojë punën” në Iran brenda një kohe të shkurtër, me arsyetimin se objektivat kryesore strategjike tashmë janë pranë finalizimit, në fjalimin e tij të parë që nga nisja e konfliktit në shkurt.

Njëkohësisht, ai ka paralajmëruar se Irani do të mbetet cak i një breshërie sulmesh të pandërprera në një afat të shkurtër kohor. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme