NATO-ja po ndryshon faqen: Stubb i Finlandës dhe Trump bisedojnë për një Evropë që merr timonin e sigurisë

1 minute, 4 seconds Read

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka deklaruar se aktualisht “po formësohet një NATO më evropiane” dhe se kontinenti vjetër “po merr përgjegjësitë mbi vete”, gjatë një komunikimi telefonik me presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas një njoftimi zyrtar nga zyra e tij për agjencinë Reuters, Stubb vuri në dukje transformimin e rolit të Evropës brenda aleancës veri-atlantike, në një kohë tensionesh të larta në arenën ndërkombëtare.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Nga ana tjetër, po të njëjtën ditë, Trump pohoi se po e shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, duke ripërsëritur kritikat ndaj aleatëve dhe duke e ndërlidhur këtë me krizën në Ngushticën e Hormuzit dhe përplasjet me Iranin.

Biseda mes dy liderëve u përqendrua në temat kyçe globale, duke përfshirë konfliktin e ndjeshëm me Iranin, si dhe zhvillimet e fundit dramatike në Ukrainë.

Përmes një reagimi në platformën X, Stubb e vlerësoi komunikimin me Trumpin si “konstruktiv”, duke potencuar se pati një shkëmbim mjaft të hapur të pikëpamjeve. Ai shtoi se sfidat aktuale globale kërkojnë qasje pragmatike, duke nënvizuar prerë se “problemet ekzistojnë për t’u zgjidhur”. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme