Tragedi në Austri: Humb jetën 18-vjeçari nga Dragashi në një aksident të rëndë

0 minutes, 38 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Austri, ku si pasojë e një aksidenti tragjik ka humbur jetën një i ri nga Kosova.

Viktima është identifikuar si Yll Zenuni, me prejardhje nga qyteti i Dragashit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Aksidenti fatal u regjistrua në rajonin Urfahr-Umgebung, saktësisht në rrugën B126, pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture dhe një kamioni.

I riu 18-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të lëndimeve të rënda, përkundër intervenimit të shpejtë të ekipeve emergjente mjekësore.

Nga kjo përplasje ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër me shtetësi rumune, i cili po trajtohet nga autoritetet shëndetësore lokale. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme