Konsultat për presidentin e ri: Murati konfirmon lëvizjet e Kurtit drejt partive politike

0 minutes, 34 seconds Read

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është tashmë në komunikim me subjektet politike për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së presidentit.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Murati theksoi se opinioni do të njoftohet zyrtarisht për mbarëvajtjen e këtyre takimeve.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Kam bindjen se kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm me akterët dhe shumë shpejt do të kemi një njoftim konkret,” u shpreh ministri Murati.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar një afat prej 34 ditësh brenda të cilit Kuvendi i Kosovës duhet të thërrasë seancën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme