Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se dje, përveç pagës së 13, edhe pagat e rregullta janë ekzekutuar edhe me shtesën e rritur të përvojës së punës.
Murati ka deklaruar se, shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, po ashtu edhe që, kjo shtesë është paguar edhe për dy muajt e shkuar, janar dhe shkurt.
‘’ Kurse sa u përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë procesuar dje për pagën e 13-të, të punësuarat duhet t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë’’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Përveç pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti, dje pagat e rregullta janë ekzekutuar edhe me shtesën e rritur të përvojës së punës.
Shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, gjë që nënkupton rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit.
Vlen të theksohet që shtesa e rritur e përvojës së punës është paguar edhe për dy muajt e shkuar, janar dhe shkurt.
Kurse sa u përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë procesuar dje për pagën e 13-të, të punësuarat duhet t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë.
Listat e pagave përgatiten nga secili institucion përkatës, dhe ato janë përgjegjës për lëshimet eventuale, të cilat mund të korrigjohen në muajin vijues.










