Haxhiu kritikon presidenten për shpërndarjen e Kuvendit: Murat Jashari mbetet emri i unitetit, ja pse e refuzoi kandidaturën

1 minute, 59 seconds Read

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka adresuar kritika të ashpra ndaj vendimit të presidentes për shpërndarjen e legjislativit, duke argumentuar se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme dhe se Murat Jashari mbetet figura e vetme që mund të siguronte konsensusin e kërkuar.

Në një intervistë dhënë për televizionin publik, Haxhiu ka shpjeguar në detaje qëndrimin e subjektit të saj politik karshi procesit të ndjeshëm të përzgjedhjes së presidentit të ri.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Për vlerësimin tim, dekreti i presidentes ishte i nxituar dhe befasues, pasi nuk pritej një shpërndarje e tillë e Kuvendit, veçanërisht kur unë tashmë i isha drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nevojën e prezencës së plotë të deputetëve në seancën e zgjedhjes së presidentit, bazuar në aktgjykimet paraprake,” ka deklaruar ajo.

Sipas kryekuvendares, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është një rrugë e shmangshme nëse partitë politike dëshmojnë vullnet të sinqertë për të arritur një marrëveshje rreth emrit të kreut të shtetit.

“Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi kolektive e deputetëve, ndërsa unë shoh mungesë serioziteti te opozita, veçanërisht te PDK-ja, që kërkon pajtim për parime pa ofruar emra konkretë, një qasje që unë nuk do ta pranoja për asnjë kandidat, qoftë edhe nga radhët e LVV-së,” u shpreh Haxhiu.

Ajo konfirmoi se Murat Jashari ishte i vetmi emër që kishte arritur të bashkonte vullnetet politike të kampeve të ndryshme.

“Ndonëse nuk pajtohem me vendimin e tij për të mos kandiduar, unë e respektoj atë, sepse besoj që emërimi i Murat Jasharit në krye të shtetit do të ishte një moment historik për shkak të peshës që mban familja e tij,” theksoi tutje ajo.

E para e Kuvendit ritheksoi se mbeten të hapur për propozime të reja me integritet, duke përmendur se LVV tashmë ka ofruar figura si Glauk Konjufca e Fatmire Mulhaxha Kollçaku, me qëllim që vendi t’u kthehet reformave e jo kutive të votimit.

Në fund, Haxhiu komentoi edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se dekreti i presidentes Osmani nuk mund të prodhojë efekte juridike meqë nuk gjen mbështetje kushtetuese, ndërsa vërejti se tani mbeten edhe 34 ditë kohë për të përmbyllur procesin./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme