Një aksident me pasoja fatale ka tronditur sot Austrinë, ku një i ri vetëm 18-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një përplasjeje të fuqishme mes një kamioni dhe një automjeti udhëtarësh.
Burime nga IndeksOnline bëjnë të ditur se viktima e kësaj ngjarjeje të rëndë është shtetas me prejardhje nga Kosova.
Ngjarja tragjike është regjistruar konkretisht në zonën e Zwettl an der Rodl, që ndodhet në rajonin e Urfahr-Umgebung.
Mediat austriake, duke u thirrur në raportet zyrtare të policisë lokale, njoftojnë se aksidenti ndodhi rreth mesditës në magjistralen B126, saktësisht në një kthesë të rrezikshme djathtas./lajmishqip.net









