Milanoviq i mbyll dyert Vuçiqit: Anulohet samiti i rëndësishëm i Brijonit për shkak të tensioneve të fundit

0 minutes, 58 seconds Read

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka marrë vendim për anulimin e samitit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë dhe Sllovenisë, i cili ishte paraparë të mbahej gjatë muajit maj në ishullin kroat të Brijonit.

Si arsye kryesore për këtë anulim, Milanoviq ka vlerësuar se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për ta ftuar në këtë takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke u bazuar në retorikën e tij të ditëve të fundit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e Presidentit të Kroacisë, të cilin e citon “Jutarnji list”, qëndrimet dhe veprimet e fundit politike të Vuçiqit bien në ndesh të plotë me synimet e Procesit Brdo-Brijoni, duke minuar raportet ndërshtetërore dhe sigurinë rajonale në Evropën Juglindore. Presidenti Milanoviq ka konstatuar se në rrethana të tilla vizita e presidentit serb në tokën kroate është e pamundur dhe nuk ka premisë për sukses.

Ky zhvillim vjen pas samitit të kaluar të mbajtur vjeshtën e kaluar në Tiranë, ku kishin marrë pjesë të gjithë liderët e rajonit, përfshirë edhe vetë presidentin e Serbisë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme