Zbardhet motivi i tragjedisë në Klinë: ja pse nisi konflikti që përfundoi me vrasjen e vëllait

0 minutes, 52 seconds Read

Ish-futbollisti i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se gjatë ditës së sotme ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, Faruk Isufin. Kjo ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik, duke shënuar një tjetër tragjedi të rëndë brenda familjes.

Raportohet se krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së tyre, teksa motivi i këtij akti dyshohet të jetë një konflikt i vjetër për pronësinë e banesës. Debati mes vëllezërve ka degraduar shpejt deri në përdorimin fatal të armës së zjarrit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Pas konfliktit verbal, tashmë i ndjeri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pejës. Megjithatë, mjekët e këtij institucioni kanë konfirmuar se Faruk Isufi nuk kishte pasur shenja jete në momentin e mbërritjes në emergjencë.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit direkt në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer kjo vepër e rëndë penale. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme