Gjakova tronditet në ketë mengjes: të shtëna me armë zjarri lënë një të vdekur dhe një të plagosur në rrugën “Vëllezërit Frashëri”

1 minute, 1 second Read

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur gjatë agimit të kësaj të hëne në qytetin e Gjakovës, si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Detajet e këtij incidenti tragjik i ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, duke bërë me dije se forcat e rendit janë vënë në lëvizje për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Rreth orës 05:30, kemi pranuar informacionin se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ dy burra të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri. Për fat të keq, njëri nga të plagosurit ka ndërruar vjet në vendngjarje, siç është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa personi i dytë po trajtohet aktualisht në spital”, ka njoftuar Elezaj.

Ekipet e specializuara dhe prokurori i shtetit kanë dalë menjëherë në terren për të kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e krimit. Po ndërmerren të gjitha masat operative dhe hetimore për të vënë në pranga të dyshuarin dhe për të ndriçuar motivet që çuan deri te kjo vrasje./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme