Mesazhi i veçantë i Kurtit për ditëlindjen e Rexhep Selimit: Simbolika e fuqishme pas urimit të tij

0 minutes, 43 seconds Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur fjalë të veçanta për të uruar Rexhep Selimin me rastin e përvjetorit të tij të lindjes.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një fotografi ku shfaqet ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës krah bashkëshortes së tij. Fotoja u shoqërua me një mbishkrim simbolik: “Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – Gëzuar ditëlindjen, Rexhë”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ky urim i Kurtit vjen në një kohë kur Rexhep Selimi ndodhet larg vendit. Ai po vazhdon betejën e tij ligjore në Gjykatën Speciale në Hagë, ku prej disa vitesh po gjykohet në një proces të përbashkët me ish-krerët e tjerë të UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme