Lufta frontale e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese – Miftaraj zbërthen strategjinë për delegjitimimin e institucionit

1 minute, 1 second Read

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës mbetet kryetema që ka dominuar skenën politike përgjatë ditëve të fundit.

Lëvizja e Vetëvendosjes për ta dërguar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese u analizua në Klan Kosova nga Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehad Miftaraj.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Miftaraj deklaroi hapur se Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon atë që ai e konsideron si një “luftë frontale” kundrejt autoritetit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo ka nisur gjatë viteve 2024-2025, ku përgjatë dy viteve të fundit është vërejtur se ky subjekt e ka pasur strategji të qartë delegjitimimin e punës së Gjykatës Kushtetuese para publikut”, vuri në spikamat ai.

Ai ofroi gjithashtu një analizë të detajuar mbi shkaqet dhe prapaskenat që po e nxisin këtë polarizim të skajshëm institucional.

Gjykata Kushtetuese, më datë 9 mars, ka vendosur tashmë masën e përkohshme pezulluese ndaj vendimit të shefes së shtetit për shpërndarjen e parakohshme të Kuvendit.

Kjo masë mbetet në fuqi deri më 31 mars, duke bllokuar kështu procesin e përzgjedhjes së Presidentit të ri deri në shpalljen e verdiktit final të Kushtetueses./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme