Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur zyrtarisht procedurat penale pas serisë së kërcënimeve të fundit që kishin në shënjestër Presidenten Vjosa Osmani.
Hetimet po zhvillohen mbi bazën e veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, teksa autoritetet po tregohen të rezervuara në dhënien e detajeve për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit. /lajmishqip.net
