Alarm për zemrën: Kirurgu Raif Çavolli zbardh simptomat që shpëtojnë jetë dhe rreziqet e reja

1 minute, 24 seconds Read

Në episodin e 64-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, mbështetur nga United Hospital, kirurgu kardiovaskular Raif Çavolli ka analizuar thellësisht sëmundjet e zemrës, shenjat që paralajmërojnë infarktin dhe hapat e fundit në kirurgjinë moderne.

Gjatë këtij diskutimi profesional u potencua se patologjitë kardiovaskulare mbeten shkaktari kryesor i vdekshmërisë, jo vetëm në rajonin tonë, por në një shkallë globale.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas doktor Çavollit, ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe diagnostikimi i hershëm përbëjnë dy shtyllat kryesore për të shmangur epilogët fatalë në kohë.

Një hapësirë e veçantë e këtij diskutimi iu dedikua specifikisht identifikimit të simptomave që paralajmërojnë një infarkt të mundshëm te pacienti.

Çavolli sqaroi se dhimbja karakteristike e zemrës shpesh vjen si një ndjesi shtypjeje në kraharor, e cila mund të reflektohet në krahun e majtë, qafë apo nofull, e shoqëruar me djersitje, marramendje dhe gulçim.

Getty Images

Ai vuri në dukje se asnjë shqetësim në zonën e gjoksit nuk duhet nënvlerësuar, pasi reagimi i menjëhershëm mjekësor është shpesh kufiri mes jetës dhe vdekjes.

Eksperti alarmoi se stresi, duhani, ushqimi i pashëndetshëm dhe jeta sedentare po bëjnë që këto sëmundje të mos prekin vetëm moshat e shtyra, por gjithnjë e më shumë edhe të rinjtë.

Në përmbyllje, ai këshilloi kontrolle të rregullta dhe monitorim të vazhdueshëm të faktorëve rrezikues si tensioni arterial dhe niveli i kolesterolit. Për të përfituar nga këshillat e plota, ndiqni episodin e plotë të podcastit “Shëndeti në rend të parë”./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme