Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se ka tërhequr përfundimisht mbështetjen për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentit.
Siç njofton Gazeta Nacionale, kryeministri Kurti ka vendosur tashmë ta propozojë Glauk Konjufcën si kandidatin zyrtar për kreun e Republikës së Kosovës.
Këtë strategji të re, Albin Kurti raportohet se e ka shpalosur gjatë takimit të sotëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Madje, burimet bëjnë me dije se Kurti ka kërkuar drejtpërdrejt përkrahjen e Abdixhikut për të siguruar votat e nevojshme për këtë kandidaturë./lajmishqip.net









