Tradhtia në zemër të Teheranit: Si Mossad depërtoi deri te karrigia e Khameneit

3 minutes, 46 seconds Read

Nëse ekziston diçka me të cilën Izraeli mund të mburret në përplasjen me Iranin, është operimi mbi baza të pastra të informatave “nga brenda”. Mbi 30 bomba shpuese ranë mbi objektin ku lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, po mblidhej me zyrtarë të lartë, e asnjëra prej tyre nuk goditi rastësisht.

Inteligjenca izraelite posedonte të dhëna kirurgjikale mbi kohën e nisjes, agjendën, pjesëmarrësit dhe saktësisht vendin se ku ishte ulur Khamenei. Ky depërtim i thellë i Mossad-it brenda hierarkisë iraniane u dëshmua nga fakti se informacioni rrodhi nga një person me besim të plotë, që qëndronte fizikisht krah liderit suprem.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Burimi ishte aq i afërt saqë agjenti i Mossad-it e njoftoi fillimisht personalisht Benjamin Netanyahun, duke i dërguar pamje në celular për identifikimin e trupit (përfshirë unazën ikonike) dhe më pas një fotografi të qartë të fytyrës së liderit të pajetë.

Kjo shpjegon arsyen pse Izraeli njoftoi vdekjen e tij derisa Teherani zyrtar e mohonte këtë me ngulm. Realisht, Netanyahu ishte në dijeni për fundin e Khameneit para bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë; madje, kryeministri izraelit ia përcolli foton Trumpit vetëm pasi Mossad-i e verifikoi vërtetësinë, duke i mundësuar presidentit amerikan njoftimin në Truth Social.

Sipas burimeve, agjenti që dha sinjalin final dorëzoi një listë të detajuar të të pranishmëve dhe siguroi madje edhe mostër të ADN-së nga trupi i pajetë. E vërteta mbetet se në çdo operacion, Mossad-i i realizon synimet në forma që i lënë në hije edhe skenarët më imagjinativë të filmave me spiunazh.

Kjo u pa edhe me rrjetin evropian që infiltroi zinxhirin e furnizimit të pajisjeve “pager” të Hezbollahut, duke montuar eksplozivë në bateritë e tyre për të goditur mijëra operativë. Mesazhi i shpërthimit u programua me një vonesë prej 7 sekondash, qëllimisht që viktima ta nxirrte pajisjen para syve për ta lexuar para se të detononte.

Autoritetet zbuluan se para sulmeve masive, Mossad-i kishte kryer operacione paraprake për të “shënuar” objektivat dhe për të verbuar mbrojtjen ajrore iraniane. Madje, baza për dronë u ngritën brenda territorit iranian, afër Teheranit, për të evituar kalimin e kufijve dhe për të goditur direkt qendrat e raketave.

Me gjasë, këtu u përdor taktika e njohur nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, ku kamionë apo anije që supozohet se bartnin mallra civile, në fakt transportonin dronë sulmues.

Pyetja që po qarkullon është: a është ky agjent një gjeneral i lartë? Dyshimet, të bazuara në përpjekje të përsëritura dhe koincidenca, drejtojnë gishtin kah gjenerali i Gardës Revolucionare, Ismail Qaani, komandanti i “Forcës Quds”.

Ai pasoi Soleimanin dhe gëzonte besimin e pakufishëm të Khameneit, por çuditërisht, që nga emërimi i tij, ai ka shpëtuar mrekullisht nga çdo operacion shfarosës i Mossad-it.

Njëjtë ndodhi kur ai vizitoi Hezbollahun; derisa Nasrallah dhe pasardhësi i tij Safieddine u eliminuan me saktësi kirurgjikale, Qaani u raportua i zhdukur për ditë të tëra, duke u thënë se shpëtoi “për qime”.

Pas marrjes në pyetje në Teheran nën dyshime për tradhti, ai përfundoi në spital me simptoma të sulmit në zemër.

Sapo Qaani spastroi kundërshtarët e tij brenda Gardës, emri i tij u rikthye: ai ishte prezent me Ismail Haniyeh pak para se ky i fundit të hidhej në erë në një vend “sekret”. Edhe gjatë luftës 12-ditore, ai mbijetoi derisa elita ushtarake u eliminua, dhe së fundmi, ai mungonte apo sapo kishte dalë nga zyra e Khameneit kur ranë 30 bombat precize.

“Qaani u ngrit dhe iku, duke u arsyetuar se e kishte lënë furrën ndezur”, thuhet në shakatë që po qarkullojnë në rrjetin X nga opozitarët iranianë. Ironia shkon deri atje sa thuhet se në qeverinë e ardhshme, të gjithë do të akuzojnë njëri-tjetrin si agjentë të Mossad-it pa e ditur se të gjithë vërtet janë të tillë.

Një llogari në X, e afërt me shërbimet izraelite, postoi shkurt në gjuhën perse se “Qaani nuk është agjenti ynë”.

“Mossad-i po mohon Mossad-in”, tallen përdoruesit, derisa agjentët izraelitë u dërgojnë mesazh kundërshtarëve se ata janë skenaristët dhe protagonistët e kësaj skene që përfshin gjithë planetin./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme