Skandali që tronditi Serbinë: Vuçiq detyron gruan të zbulojë sekretin e dhimbshëm para djalit të sëmurë

1 minute, 26 seconds Read

Gjatë një vizite zyrtare të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në qytetin e Borit, një takim i zakonshëm me qytetarët është shndërruar në një skenë të rëndë dhe mjaft polemizuese.

Një banore lokale u gjend nën presionin e drejtpërdrejtë të presidentit për të zbuluar një sekret të ndjeshëm familjar përballë një salle të mbushur dhe, çka është më e rënda, në prani të djalit të saj të sëmurë: faktin që ajo nuk është nëna e tij biologjike.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gruaja, e identifikuar si Gordana Kariq, kishte kërkuar fjalën për të adresuar vështirësitë me ndihmën sociale për fëmijën, i cili vuan nga probleme serioze në zemër dhe u është nënshtruar disa operacioneve. Ajo denoncoi faktin se për nëntë muaj radhazi, sistemi nuk i ka ofruar asnjë mbështetje financiare.

Vuçiq, në vend të një zgjidhjeje administrative, u fokusua te procedurat e qendrave sociale, duke sugjeruar pengesa ligjore për pagesat.

Edhe pse Kariq kërkoi me ngulm që të mos diskutoheshin detajet private në sy të fëmijës, presidenti e nxiti atë të fliste hapur me premtimin për ta “zgjidhur problemin menjëherë”.

E mbytur në lot, ajo rrëfeu se në fakt është halla e djalit dhe se është kujdesur për të që prej vdekjes së nënës biologjike 13 vite më parë, por kërkesat për t’u bërë prind i ligjshëm i janë refuzuar vazhdimisht.

Vuçiq e mbylli bisedën duke premtuar një përgjigje deri të mërkurën, ndërsa tentoi ta zbuste situatën duke vlerësuar sakrificën e saj./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme