Legjenda Zinedine Zidane ka arritur një marrëveshje parimore me Federatën Franceze të Futbollit për të pasuar Didier Deschamps në stolin e “Gjelave”.
Që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021, tekniku francez ka refuzuar oferta të shumta nga gjigantët evropianë, duke pritur me durim mundësinë për të udhëhequr përfaqësuesen e vendit të tij.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është tanimë e kompletuar plotësisht.
“E kryer, Zinedine Zidane ka arritur marrëveshjen me Federatën Franceze,” raporton Romano, duke specifikuar se ai do të marrë zyrtarisht detyrën menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Deschamps ka njoftuar paraprakisht largimin e tij pas këtij kompeticioni madhor, ndërsa Zidane ka mbetur gjithmonë kandidati i preferuar i drejtuesve të federatës.
Kujtojmë se Zidane mbetet trajneri i vetëm në historinë e futbollit që ka arritur të fitojë tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve./lajmishqip.net
