Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar zyrtarisht lidhur me protestën e radhës të Partisë Demokratike, e cila u zhvillua sot mes tensioneve përpara godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Përmes një postimi të shkurtër dhe mjaft provokues në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë ka zgjedhur të shprehet me një metaforë popullore: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”. Ky reagim i koduar vjen në një moment kur opozita ka përmbyllur sot aksionin e saj të katërt protestues në kryeqytet, i cili u shoqërua me përplasje./lajmishqip.net
