Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shfrytëzuar takimin e parë të Bordit të Paqes për të kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të bëjë diçka lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.
“Dua të sjelli vëmendjen te një konflikt tjetër i hapur, ku lidershipi i presidentit Trump gjatë mandatit të parë e solli Kosovën e Serbinë më afër se kurrë drejt një marrëveshjeje paqeje. Presidenti i Kosovës atëherë u ndalua brutalisht të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë e të nënshkruante atë marrëveshje në prezencë të presidentit Trump. Kjo u bë nga prokurori i njëjtë ‘sikario’ që ndoqi edhe vetë presidentin Trump, e për bëtë u bë i famshëm tërë botën”, tha Rama.
Ai tha se Thaçi po mbahet 6 vjet na paraburgim në Hagë padrejtësisë dhe tha se kërkesa e Prokurorisë atje për ta burgosur për 45 vjet dërgoi valë shoku.
“Për hir Zotit, z. President të bëjmë diçka, para se, siç thoni ju, shumë gjëra të këqija të ndodhin sërish”, tha Rama.
Ai ka konfirmuar se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gazë dhe ka thënë se është i nderuar të jetë pjesë e kësaj iniciative.
