Rama i drejtohet Trumpit: Prokurori që ju përndoqi juve, ndaloi në mënyrë brutale Hashim Thaçin drejt Shtëpisë së Bardhë

1 minute, 0 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e nivelit të lartë të Bordit të Paqes, i ka kërkuar publikisht presidentit amerikan, Donald Trump, që të reagojë në lidhje me veprimtarinë e Gjykatës Speciale.

Gjatë këtij fjalimi, Rama nënvizoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u pengua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në një “mënyrë brutale”. Sipas kryeministrit shqiptar, ky akt u ndërmor nga prokurori Jack Smith, i cili është i njëjti person që ka udhëhequr përndjekjen ligjore edhe ndaj vetë presidentit Trump.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Më lejoni të tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur pranë vendit tim, ku lidershipi i presidentit Trump i afroi Kosovën dhe Serbinë më shumë se kurrë drejt një marrëveshjeje paqeje,” deklaroi Rama. Ai shtoi se presidenti i asaj kohe u ndalua dhunshëm të nënshkruante atë marrëveshje në prani të Trumpit, pikërisht nga i njëjti prokuror që u bë i famshëm botërisht për proceset e nisura kundër presidentit amerikan, duke kërkuar kështu reflektimin e Shtëpisë së Bardhë mbi këtë situatë. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme