Pas përfundimit të punimeve të Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një bisedë të veçantë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Ky komunikim joformal nisi fillimisht mes kryeministrit Rama dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që më pas atyre iu bashkua edhe presidentja Osmani.
Gjatë këtij shkëmbimi, në një moment të caktuar, presidentja e Kosovës dëgjohet t’i referohet “ish-presidentit të Kosovës”. Ky detaj merr rëndësi të veçantë duke pasur parasysh se Edi Rama, gjatë fjalës së tij paraprake, i kishte kërkuar zyrtarisht presidentit Trump një reagim lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.
Aty, ish-presidenti Hashim Thaçi po mbahet prej gjashtë vitesh, një çështje që duket se ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij takimi në Uashington. /lajmishqip.net
