Pianisti që “ngriu” Mynihun: Historia prekëse pas performancës për 1432 fëmijët e vrarë në Kosovë

0 minutes, 37 seconds Read

Artisti Azem Haziri ka përdorur fuqinë e muzikës për të dëshmuar dhimbjen e Kosovës në zemër të Mynihut. Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, pianisti kosovar realizoi një performancë prekëse artistike në qendër të qytetit gjerman, duke nderuar kujtimin e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe.

I veshur me një bluzë që mbante portretin e 7-vjeçarit Leutrim Ahmeti, viktimë e luftës, Haziri interpretoi veprën simbolike “Mos ua vrisni lumturinë”. Përkrah pianos, ai mbante ekspozuar librin dokumentar mbi gjenocidin serb ndaj fëmijëve shqiptarë, duke tërhequr vëmendjen dhe kureshtjen e qindra kalimtarëve të huaj përmes kësaj proteste origjinale artistike. /lajmishqip.net

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Publikime te ngjashme