“Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”. Këto fjalë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia përsëriti dy herë Edi Ramës, sipas kryeministrit të Shqipërisë, që njoftoi për telefonatën.
Rama shkroi në Facebook se kjo telefonatë që e mori nga Thaçi ishte “e vështirë emocionalisht për të”, duke qenë se ai ndodhet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Por ai tha se Thaçi ishte “si asnjëherë i qetë në zërin e tij”.
