Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, pritet t’i drejtohet sot opinionit të gjerë me një mesazh të rëndësishëm.
Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftiu Tërnava do të shpalosë urimin e tij drejtuar të gjithë besimtarëve myslimanë kudo që ndodhen.
Ky adresim është paraparë të mbahet në orën 11:00, në selinë qendrore të BIK-ut në Prishtinë./lajmishqip.net
