Redaksia ka arritur të konfirmojë identitetin e gruas e cila mbeti e vdekur tragjikisht në vetaksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, saktësisht në relacionin Prizren Jug – Vërmicë.
E ndjera është Minire Bytyqi, rreth 57-vjeçare, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin e tipit BMW që doli jashtë rrugës në kilometrin e dhjetë të këtij aksi rrugor. Përkundër përpjekjeve mjekësore, ajo nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Emergjencën e Prizrenit.
Nga kjo përplasje mbetën të lënduar edhe shoferi Shpejtim Bytyqi, rreth 49-vjeç, si dhe pasagjeri tjetër Sahit Bytyqi, rreth 89-vjeç, të cilët janë nën kujdesin mjekësor, derisa drejtuesi i mjetit është dërguar për trajtim të specializuar në QKUK.
Me vendim të prokurores kujdestare, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që njësitë e trafikut po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale./lajmishqip.net
